Ismet Munishi pas shkarkimit të Challandes: “Kosova është e rëndësishme, trajnerët mujnë me ardhë e me shku”

Futboll 13 Tetor 2021 15:07

Ditën e sotme, Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim për shkarkimin e trajnerit Bernard Challandes, kjo pas një serie me rezultate negative, shkruan Insporti.

Kritikat për teknikun zviceran kanë qenë përveç nga tifozët edhe nga trajnerët e klubeve të Superligës së Kosovës. Është edhe vet trajneri Munishi ai që shpesh ka kritikuar ish- selektorin e Kosovës, Challandes.

Megjithatë, në një prononcim për Insportin, trajneri i Gjilanit e falenderoi Challandesin për punën, por theksoi se Kosova është më e rëndësishme se trajnerët.

“Çfarë të them, me ju falenderu, ka dhënë një kontribut – ka qenë pozitiv shumë në fillim. E falenderoj për kontributin. Gjithsesi, më e rëndësishme është Kosova, trajnerët mujnë me ardhë edhe me shku, ecuria dhe rezultatet janë të rëdësishme” – tha Munishi për Challandes në një prononcim për Insportin

Ndryshe, para se të shkarkohej Challandes, në rrjetet sociale kishin qarkulluar zëra dhe kërkesa të tifozëve që Ismet Munishi të emërohej trajner i Kosovës, por ky i fundit atëkohe kishte thënë se ka plane vetëm me klubin aktual.

Kujtojmë se, Kosova nënshkroi me Challandes në një kontratë dy-vjeçare më 2 mars të viti 2018, pasi ish trajneri Albert Bunjaki vendosi të japë dorëheqjen në tetor 2017 pas rezultateve të dobëta që kishte me Kosovën. /Insporti.com

-->