Ismet Munishi reagon lidhur me vallëzimin e profesorit Lulzim Paci

Futboll 31 Janar 2022 21:58

Trajneri Ismet Munishi ka reaguar lidhur me bullizmin që iu bë profesorit, Lulzim Paci, i cili u bë viral përmes videove duke vallëzuar, të publikuara në TikTok.

Munishi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook e ka falënderuar profesorin nga Vushtrria, pasi sipas tij i ka bërë të kërcejnë të gjithë shqiptarët.

“Tu gëzoftë zemra Profesor që i shtine me kercy krejt Shqiptarinë”, ka shkruar Munishi.

Në përkrahje të profesor Pacit kanë dalë shumë figura të njohura të të gjitha sferave në vendin tonë.

/Insporti.

-->