Istogu kërkon titullin e parë, Vushtrria të kthejë atë

Superliga 21 Maj 2019 17:56

Kampionati i Kosovës në hendboll (femrat) po ashtu ka histori prej disa dekadave dhe ka patur momentet e lavdisë së madhe. Këtë edicion për titull të kampionit garojnë Istogu e Vushtrria, që takohen në finale të ‘play-offit’. Ndeshja e parë luhet të mërkurën nga ora 18:00 në Pejë.

Istogu, klub i formuar në vitin 2004, po e kërkon titullin e parë në histori. Qyteti i Vushtrrisë duke përfshirë edhe fshatin e afërt të këtij qyteti, Samadrexhën, kanë traditë të gjatë e shumë të suksesshme në hendbollin e femrave.

Klubi nga Vushtrria në të kaluarën është quajtur Kosova, ndërsa ka fituar titullin e fundit në vitin 2009. Kosova e Vushtrrisë ishte kampione edhe në vitet 2008, 2005 e 2004 e po ashtu në vitin 1980.

I kemi të evidentuar kampionët te hendbollistët që nga edicioni 1971\1972, ndërsa kampionati është zhvilluar edhe në vitet 1960, 1961, 1962 e 1963 në formë të turneve – shkruan kosovahandball.info.

Kampionët e Kosovës në hendboll (femrat):

 

2017/18          Shqiponja       Gjakovë

2016/17          Prishtina         Prishtinë

2015/16          Prishtina         Prishtinë

2014/15          Kastrioti          Ferizaj

2013/14          Kastrioti          Ferizaj

2012/13          Kastrioti          Ferizaj

2011/12          Prishtina         Prishtinë

2010/11          Prishtina         Prishtinë

2009/10          Prishtina         Prishtinë

2008/09          Kosova            Vushtrri

2007/08          Kosova            Vushtrri

2006/07          Vicianet          Samadrexhë

2005/06          Vicianet          Samadrexhë

2004/05          Kosova            Vushtrri

2003/04          Kosova            Vushtrri

2002/03          Kastrioti          Ferizaj

2001/02          Kastrioti          Ferizaj

2000/01          Kastrioti          Ferizaj

1999/00          Kastrioti          Ferizaj

1998/99                 /              Kampionati nuk u zhvillua për shkak të luftës

1997/98          Samadrexha (kampion vjeshtorë)                Kampionati u ndërpre për shkak të luftës

1996/97          Prishtina         Prishtinë

1995/96          Vjosa   Shtime

1994/95          Vjosa   Shtime

1993/94                 /               Nuk u zhvillua Kampionati fare

1992/93                /                Nuk u zhvillua Kampionati fare

1991/92                /                Nuk u zhvillua Kampionati fare

1990/91          Trepça Mitrovicë

1989/90          Samadrexha   Samadrexhë

1988/89          Elektroekonomia       Obiliq

1987/88          Samadrexha   Samadrexhë

1986/87          Prishtina         Prishtinë

1985/86          Trepça Mitrovicë

1984/85          Deçani Deçan

1983/84          Deçani Deçan

1982/83          Prishtina         Prishtinë

1981/82          Vëllaznimi       Gjakovë

1980/81          Prizreni           Prizren

1979/80          Kosova            Vushtrri

1978/79          Trepça Mitrovicë

1977/78          Mokra Gora    Zubin Potok

1976/77          Deçani Deçan

1975/76          Borci   Ferizaj

1974/75          Ibri      Leposaviç

1973/74          Trepça Mitrovicë

1972/73          Kosova            Prishtinë

1971/72          Buduçnosti     Pejë