Italia minimalisht kundër Uellsit – Shaqiri shkëlqen me dy gola kundër Turqisë

Futboll 20 Qershor 2021 20:00

Sot në xhiron e tretë dhe të fundit në Grupin A, ekipi i Italisë fitoi me rezultat 1-0 kundër Uellsit, derisa Zvicra fitoi kundër Turqisë me rezultat 3-1.

Minuta e 7-të e ndeshjes i solli fat Zvicrës, pasi goditja nga distanca e Seferoviçit përfundoi në portën turke. Një gjuajtje e shkëlqyeshme e Xherdan Shaqirit nga distanca, i mundësoi Zvicrës epërsi 2-0, epërsi që i krijoi komoditet ekipit për në vazhdim. Turqia në minutën e 62-të shënoi një gol të bukur përmes Kahveci, 2-1. Por, përsëri shënoi Shaqiri në minutë e 69-të për rezultatin 3-1.

GOLAT E SHAQIRIT:

Në pjesë parë të ndeshjes Itali – Uellsi, futbollisti italian Pesina shënoi gol për 1-0.

Renditja përfundimtare në Grupin A: Italia 9 pikë, Uellsi 4 pikë, Zvicra 4 pikë dhe Turqia asnjë. Italia dhe Uellsi janë kualifikuar, derisa Zvicra do të pret rezultatet e ndeshjeve në grupet tjera.

Vendi i dytë i Grupit A do të luan me vendin e dytë të Grupit B, ndërsa vendi i parë i Grupit A do të luan me vendin e dytë të Grupit C. Vendi i tretë më i mirë i grupeve A/D/E/F do të ndeshet me vendin e parë të Grupit B. Vendi i tretë më i mirë i grupeve A/B/C do të ndeshet me fituesin e Grupit F.

-->