Iu përkeqësua gjendja për shkak të infektimit me koronavirus, flet De Rossi

Futboll 10 Prill 2021 16:44

Daniele De Rossi dje u shtrua në spital pasi iu përkeqësua gjendja për shkak të infektimit me koronavirus.

Sot ishte vet De Rossi që ka treguar për gjendjen e tij.

“Unë erdha në spital sepse kisha simptoma, të cilat nuk u zhdukën. Nuk jam në fazën ekstreme, por nuk është një covid që trajtohet në shtëpi. Në shtëpi nuk isha mirë, gati sa nuk më ra të fikët. Prandaj erdha në spital dhe pamë se kisha virusin. U frikësova paksa”, ka thënë De Rossi

Infektimi i tij me koronavirus erdhi gjatë kohës së grumbullimit te Kombëtarja Italiane. De Rossi aktualisht është pjesë e stafit teknik

-->