Ja çfarë do bëjë Monchi, nëse Roma kalon në gjysmëfinale !

Në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në “Olimpico”, Roma me fitoren minimale 1-0, kaloi tutje duke i mposhtur ukrainasit e Shakhtar Donetsk.
Pas këtij kualifikimi në çerekfinale, drejtori sportiv i Romës, spanjolli Monchi, ka dhënë një deklaratë interesante për tifozët romak.
Ai pas ndeshjes deklaroi se, skuadra kishte vuajtur mjaft deri në këtë moment, por tani e kanë arritur kualifikimin për fazën tjetër dhe duhet të jenë të lumtur.
“Tani duhet të mendojmë për shortin. Jam i lumtur që morëm këtë shpërblim për punën tonë të madhe që kemi bërë sepse në fund gjithçka bëjmë, e bëjmë për tifozët tonë”, deklaroi Monchi.
Megjithatë, ai në fund dha edhe një premtim interesant për të gjithë tifozët e Romës.
“Nuk i di të gjitha fjalët e himnit të skuadrës, por është një këngë e mrekullueshme dhe nëse arrijmë në gjysmëfinale, atëherë po premtoj se do ta mësoj dhe do ta këndoj publikisht himnin e ekipit të Romës”, premtoi spanjolli Monchi.
Përndryshe, ai pati gëzim të dyfishtë mbrëmë, pasi edhe ish-skuadra e tij, Sevilla, ku ishte formuar si lojtarë dhe kishte luajtur deri në fund, arriti të kalonte në çerekfinale po ashtu, duke e mposhtur Manchester United në “Old Trafford”. /Insporti.com