Ja çfarë bëjnë tifozët e Kosovës në Plzen

Kombëtarja 13 Nëntor 2019 18:46

Ekipi i Përfaqësueses së Kosovës tashmë është vendosur në Plzen ku nesër nga ora 20:45 e zhvillon ndeshjen me Çekinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionati Evropian “Euro 2020”.

Tashmë shumë shqiptarë që jetojnë më Evropë gjithë mendjen e kanë te kjo ndeshje dhe do të jenë në Plzen edhe pse shumë prej tyre janë pa bileta. Kjo ka bërë që ata të kërkojë bileta edhe përmes tregut të zi, mëson Zwri.info.

Në anën tjetër trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka thënë se janë disa bileta të pa shitura ende, por ato bileta janë të pamundshme të blihen nga shqiptarët pasi u takojnë tifozëve çekë.

Të kujtojmë që Kosova ndeshjen me Çekinë e ka vendimtare dhe në rast fitoreje do të jetë shumë afër kualifikimit, kjo edhe është arsyeja që në Plzeni qysh sot të nis festa.

Kërkesa të mëdha për bileta ka edhe në Kosovë për sfidën që Përfaqësuesja e zhvillon me Anglinë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zëri.info

-->