Ja çfarë kërkon Salah për të kaluar te Real Madrid

Futboll 02 Prill 2018 10:04

Tanimë nuk është sekret se skuadra të mëdha janë të interesuara që të sigurojnë shërbimet e futbollistit egjiptian, Mohamed Salah, i cili më Liverpool po kalon një formë të jashtëzakonshme duke u shndërruar në realizatorin më të mirë në Premier League dhe pretendent për “Këpucën e Artë”.

Real Madrid veçse është duke e konsideruar transferimin e egjiptianit, por sipas “Don Balon” thuhet se ylli i Liverpooli, Mohamed Salah i ka thënë drejtuesve të “Los Blancos”, se ata duhet t’i premtojnë dy gjëra, në mënyrë që ai të bindet për t’u transferuar gjatë verës në Spanjë.

25 vjeçari i ka thënë Real Madridi se ai dëshiron të jetë titullar i padiskutueshëm në skuadër dhe të bëhet lojtari i dyti më i paguar në klub, pas Cristiano Ronaldos dhe vetëm në këtë mënyrë, duke i plotësuar këto dy kërkesa, madrilenët mund ta blejnë nga Liverpool.

Gjithnjë sipas “Don Balon”, tanimë topi është në anën e Real Madrid, se si do t’i përgjigjen kërkesave të Salah dhe a do të arrijnë t’ia plotësojnë ato, në mënyrë që ta sjellin egjiptianin në “Santiago Bernabeu” sezonin tjetër. /Insporti.com

-->