Ja çfarë kishte thënë Ronaldo kur erdhi në Manchester United

Futboll 19 Prill 2018 09:31

Cristiano Ronaldo arriti në Manchester United në një moshë shumë të re, por edhe kështu, ai kishte mjaft mentalitet fituesi.

Cristiano Ronaldo u bashkua me Manchester Unitedin e Sir Alex Ferguson në verën e vitit 2003, pasi “Djajtë e Kuq” paguan rreth 17.5 milionë euro për të në atë kohë ,derisa ishte vetëm 18 vjeç dhe ishte futbollist i Sporting Lisboa.

Siç AS.com raportoi (nëpërmjet FoxSports), ish bashkëpunëtori i tij Quinton Fortune zbuloi se cilat ishin fjalët e tij të para me të arritur në Man.United.

“Unë jam më i miri” – Dita e parë e Ronaldos në United nuk ishte një stres i madh për të, pasi ai dukej shumë i sigurt.
Ai tha: “Unë jam më i miri”, gjë që mund të ketë tronditur shumë njerëz aty. Në fund ai kishte të drejtë sepse Cristiano Ronaldo përfundoi duke pasur një karrierë të mahnitshme, pasi ai është parë si një nga më të mirët në historinë e lojës së futbollit.

Ronaldo pas gjashtë sezoneve ta kaluara tek Manchester United, me të cilët e fitoi edhe Ligën e Kampionëve, në vitin 2009 u transferua në Real Madrid për 94 milionë euro. /Insporti.com

-->