Ja çfarë përjetoi ish-trajneri i Interit në Iran (VIDEO)

Futboll 23 Gusht 2019 23:23

Aventura e ish-trajnerit të Interit, Andrea Stramaccioni, në krye të bankinës së skuadrës iraniane Esteghal, nuk mund të niste më keq.

Ai u mund në debutim, ndaj ekipit të Gostaresh me shifrat 1-0, me një gol të pësuar në minutën e 95-të. Por, ajo që e ka tërbuar më shumë Stramaccionin, ka qenë mungesa e një përkthyesi për të në bankinë, që ia ka bërë të pamundur komunikimin me lojtarët e tij, teksa askush nga ata nuk dinte anglisht.

“Nuk e di nëse ky ishte një vendim i marrë nga klubi apo federata, por sido që të jetë, është një mungesë respekti për profesionalizmin tim, si një trajner i huaj në Iran. Dy muaj plot me probleme këtu, por unë nuk dorëzohem. Ajo që ndodhi sot ishte totalisht një mungesë respekti. Po sikur të vinit në Itali dhe ju të mos kishit një përkthyes, çfarë do ishte, një sabotazh? Por, unë do qëndroj këtu dhe do luftoj. Për kë? Për tifozët, sepse tifozët e Esteghalit janë fantastikë”,  deklaroi me një ton të lartë zëri Stramaccioni, e më pas u largua nga konferenca, teksa la përkthyesin e tij duke përkthyer për gazetarët e pranishëm, ndërkohë që video nga konferenca u bë virale në rrjet.

Stramaconi on Vidnews.

-->