Ja çfarë premton futbollisti, nëse Kroacia e fiton Botërorin

Kombëtarja e Kroacisë pas paraqitjeve që shfaqi në fazën e grupeve, filloi të llogaritet ndër favoritët kryesor për të arritur deri në finale të Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Përkundër se për të kaluar në çerekfinale, ku do të takohet me nikoqirin Rusinë, kroatët në ndeshjen e 1/8-ës e kaluan Danimarkën vetëm pas ekzekutimit të penalltive, mirëpo përsëri është nga përfaqësueset që po favorizohet mjaft.
E njëri nga lojtarët e Kroacisë, qendërmbrojtësi Dejan Lovren, i cili edhe ashtu njihet për festimet e tij të “çmendura”, ka dhënë një premtim interesant nëse Kroacia e fiton Kupën e Botës në Rusi.
Lovren ka deklaruar se në rast se kombëtarja e Kroacisë do ta ngrit trofeun e Botërorit “Rusia 2018”, ai do ta festonte fitoren duke u zhveshur lakuriq.
“Unë do të ecja lakuriq si një mbret”, kishte qenë përgjigja e Dejan Lovren, për një tifoz kroat. /Insporti.com