Ja çfarë shkroi faqja zyrtare e Lojërave Olimpike për triumfin e Distria Krasniqit

Tokio2020 24 Korrik 2021 16:29

Kosova la gjurmë në Japoni, pasi vajza tjetër e artë e Kosovës, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020″, shkruan Insporti.

Për fitoren e saj shkroi edhe faqja zyrtare e Lojërave Olimpike në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

“Një moment i famshëm për Kosovën” – thuhej në postim.

Ndryshe, kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.

-->