Ja çfarë shkruan Ilir Meta për Majlinda Kelmendin

Sporte luftarake 10 Korrik 2019 14:46

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan për kampionen olimpike, krenarinë e kombit shqiptar, xhudisten e Kosovës Majlinda Kelmendi (-52 kg).

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.

Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, shkruan Meta në profilin e tij në facebook.

Një takim i përzemërt dhe në zemër të Sarajevës.