Ja çfarë shkruante Mourinho në bllokun e tij

Futboll 11 Mars 2018 09:31

Në përballjen e djeshme në mes Manchester United dhe Liverpool e cila u zhvillua në “Old Trafford” dhe ku “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat 2-1. kamerat televizive kishin kapur një moment interesant.

Trajneri Jose Mourinho derisa po bënte strategjitë në bllokun e tij të shënimeve, duke e ndërruar faqen ishte kapur nga kamerat të cilat më pas kishin arritur të deshifrojnë ato çfarë portugezi shkruante.

Në strategjitë e tij të mrekullueshme, sipas planit të Mourinho-s, lojtarët duhet të kërkojnë një top nga Romelu Lukaku para se të futen në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve.

Dhe duket se këtë më së miri e kapitalizuan në rastin kur David de Gea dërgoi topin te sulmuesi belg, i cili me kokë asistoi për tek Marcus Rashford, ku ky i fundit realizoi golin e parë në minutën e 14-të.

Dhjetë minuta më vonë pothuajse i njëjti skenar u realizua në golin e dytë të realizuar nga po i njëjti lojtar dhe Mourinho me këtë ka treguar se me të vërtetë është një mjeshtër për këto punë.

Përndryshe, kjo strategji e Jose Mourinho, u tha më pas nga analistët sportiv, se kishte qenë çelësi i fitores së Manchester United ndaj Liverpool, të cilët përkundër se kishin posedimin, pasimet dhe goditjet në anën e tyre, u mposhtën.
Madje “Djajtë e Kuq”, kishin vetëm dy goditje në drejtim të portës, të cilat edhe i konkretizuan. /Insporti.com

 

-->