Ja çfarë shume ofrohet për mesfushorin e Bayern

Futboll 29 Mars 2018 08:45

Bayern Munchen është në mesin e lajmeve të shtypit evropian gjithandej, pasi duket se do t’i rrezikohen disa lojtarë gjatë afatit kalimtarë të verës.

Njëri nga ta është edhe mesfushori kilian, Arturo Vidal, i cili përkundër se është 30 vjeçar, thuhet se ka interesim për të nga Premier League.

Në fakt Manchester United ishte munduar ta nënshkruaj Vidal edhe në vitin 2015, por kiliani në atë kohë kishte zgjedhur ekipin bavarez.

Megjithatë, duket se ka ardhur momenti përsëri për “Djajtë e Kuq” që ta transferojnë Vidal në “Old Trafford”, pasi kanë synim që ta bashkojnë atë me mikun e tij të Kombëtares, Alexis Sanchez.

Sipas shtypit në Kili, thuhet se Manchester United janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 50 milionë euro për Bayern, në mënyrë që ta transferojnë Vidal, derisa për kilianin skuadra angleze ka bërë gati një kontratë prej 18 milionë eurove në vit.

Megjithatë, Man.United nuk është skuadra e vetme nga Premier League që i dëshiron shërbimet e mesfushorit 30 vjeçar, pasi interesim për të ka edhe skuadra londineze e Chelseat, e cila ka një përparësi kundrejt “Djajve të Kuq”, pasi trajneri Antonio Conte ka punuar me Vidal derisa ky i fundit ishte lojtarë i Juventus.

Megjithatë, kjo përparësi edhe mund të mos jetë në verë, pasi pritet që edhe trajneri italian të mos jetë më pjesë e “Bluve” të Londrës pas këtij sezoni. /Insporti.com

 

-->