Ja çfarë tha Ismet Munishi para ndeshjes me Ballkanin

Sot po zhvillohet ndeshja e fundit të sezonit vjeshtor, ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit, shkruan Insporti.
“Xhebrailat” dhe “Skifterat” luajnë për titullin e kampionit vjeshtor në Superligë, ndeshje që po zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.
Para ndeshjes për ArtSport, foli trajneri Ismet Munishi, i cili tha se e ka përgatitur ekipin për t’u shpallë kampion vjeshtor me Gjilanin.
“Unë veç deshiroj që gara me kanë fer, nuk është në rregull me pas të privilegjum. Spo thom a ka a s’ka por nuk është në rregull.
“E kemi rikonstruktu skuadrën, objektivi ka qenë mos më na ikë shumë pikë, por normalisht hyjmë për fitore. Kujdes të veçantë i kemi kushtu mesfushës. E kom përgatit ndeshjen për fitore, kemi një kudnërshtar shumë të forte” – tha Munishi, përcjell Insporti.
Fitorja secilën skuadër do ta qonte në pozitën e parë dhe do ta shpallte kampion vjeshtor, ndërsa Ballkani do ta arrinte edhe me një barazim.
/Insporti.com