Ja çfarë thotë Messi pas humbjes nga Atletico

Futboll 09 Janar 2020 23:41

Lionel Messi ka shprehur dëshpërimin e tij pas humbjes nga Atletico Madrid.

Barcelona është eliminuar në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke u mposhtur 3:2 nga Atletico Madrid.

“Është e rëndë të humbasim sepse ishte një titull, ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe fatkeqësisht nuk e morëm fitoren”, ka deklaruar Lionel Messi.

“Ne duhet edhe më shumë të përmirësohemi”.

Në finale do të takohen Real Madrid dhe Atletico Madrid.

-->