Ja çfarë thotë Rashica pas barazimit në Allianz Arena

Futboll 21 Nëntor 2020 19:41

Milot Rashica ka luajtur për 90 minuta pas një pauze të gjatë jashtë fushave të lojës dhe këtë kundër kampionit të Gjermanisë, Bayern Munchen.

Werder Bremen në fakt e filluan më mirë pasi që arritën të kalojnë të parët në epërsi kundër Bayernit me anë të Eggestein në minutën e 45-të te ndeshjes.

Kingsley Coman barazoi rezultatin në minutën e 62-të.

“Ndeshje e vështirë, luftuam fort sonte”, ka shkruar Rashica në Twitter pas ndeshjes.

Rashica në këtë ndeshje u vlerësua me notën 6.7. 

-->