Ja çfarë thotë Ronaldo pas humbjen që ia shkaktuan Rrahmani e Kumbulla me shokë
Futboll
09 Shkurt 2020
14:10

Hellas Verona ka shënuar fitore të madhe ndaj Juventusit në xhiron e 23-të në Serie A.
Ishte minuta e 65-të kur mysafirët arritën të shënonin nëpërmjet Cristiano Ronaldos i cili në një përballje një me një me Amir Rrahmanin u tregua më i suksesshëm.
11 minuta më vonë Fabio Borinit barazoi në 1:1.
Befasia e këndshme e këtij sezoni, Verona, gjeti golin e fitores në minutën e 86′, kur Giampaolo Pazzini u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas ndeshjes, ka folur Cristiano Ronaldo i cili është shprehur i pakënaqur me rezultatin përfundimtar.
“Ky nuk ishte rezultati që ne e deshëm, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort për t’i arritur synimet tona”, shkroi Ronaldo në Instagram.