Ja çfarë thotë Rossi për të dashurën e tij

Moto GP 17 Gusht 2019 18:21

Më në fund Valentino Rossi ka vendosur të bëhet baba. Në një intervistë për RAI, piloti italian u shpreh se marrëdhënia me modelen Francesca Soa Novello është shumë solide dhe se ajo do të jetë nëna e fëmijëve të tij.

“Të kem fëmijë? Sigurisht, por më duhet ende edhe pak kohë për të bashkërenditur jetën e pilotit me atë të babait. Gjithsesi, për të bërë fëmijë duhet të kesh pranë edhe femrën e duhur dhe unë e kam gjetur atë”, tha Rossi.

Piloti italian u shpreh se me politikën nuk ka një marrëdhënie të mirë. “Kam nisur ta ndjek 10 vitet e fundit për të kuptuar se çfarë ndodh, por nuk kam votuar kurrë. Tifozët? Pas 25 vitesh karrierë ata janë thesari më i çmuar që kam. Ata vijnë në çdo garë për mua dhe më emocionojnë. Deri sa të vdes, ata janë gjëja që do të mbesë përjetë brenda meje”, ka theksuar Rossi