Ja cila ndeshje do ta hap Botërorin 2022

Futboll 01 Prill 2022 19:35

Pas shortit të tërhequr sot, tashmë dihet edhe ndeshja që do ta hap Botërorin e futbollit.

Është ndeshja Katari – Ekuadori që do ta hap Botërorin në Katar.

Kjo ndeshje luhet më 21 nëntor në “Al Bayt” stadium.

Katari e Ekuadori janë në grupin A, së bashku me Senegalin dhe Holandën.

Ndryshe, Kupa e Botës do të mbahet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

https://insajderi.org/live-shorti-i-kampionatit-boteror%ef%bf%bc/?fbclid=IwAR2bvb9QZ2MShi3g4cICPjKWIKAgoTTqqjYp_qLdhWxXMM_zxSCLxvC2uQE

-->