Ja cili do jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munchen

Futboll 04 Mars 2018 11:36

Drejtuesit e ekipit gjerman Bayern Munchen kanë bërë të ditur se kanë nisur kontaktet me njeriun, i cili besohet se do të jetë pasuesi i Jupp Heynckes tek skuadra bavareze.

Jupp Heynckes erdhi në bankinën e Bayern pasi kishte filluar sezoni momental në Bundesliga, pas shkarkimin të italianit Carlo Ancelotti, i cili po kalonte një periudhë jo të mirë me rezultate negative.

Sido që të jetë, marrëveshja e Bayern Munchen me trajnerin 72 vjeçar, mbaron pas përfundimit të këtij sezoni dhe drejtuesit e klubit bavarez kanë nisur kontaktet me trajnerin aktual të Freiburg, Christian Streich.

Tek Bayern shpresojnë se Streich do të pranojë ta drejtojë ekipin bavarez nga sezoni i ardhshëm, kurse edhe vet Heynckes thuhet se është një adhurues i madh i trajnerit Christian Streich, pasi e ka shprehur admirimin për të në disa intervista. /Insporti.com

-->