Ja cili lojtarë i Man.United po cilësohet më i miri

Futboll 28 Mars 2018 14:00

Eliminimi i Manchester United nga Liga e Kampionëve, te dikush vuri në pikëpyetje taktikat e trajnerit Jose Mourinho, kurse dikush tjetër, e ndër ta edhe vet Mourinho, mendojnë se ka mungesë pasioni tek disa lojtarë.

Kjo ka bërë që rivali i tyre i qytetit dhe pretendenti kryesor për titull në Premier League, Manchester City, të krijojë diferencën me United jo vetëm në pikë, por po ashtu edhe në lojën që ata po aplikojnë nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe me fondin e lojtarëve që kanë.

Për këtë arsye, gjatë verës tek Man.United pritet se do të largohet një numër i konsiderueshëm i lojtarëve, për të lënë vend për disa transferime tjera të bujshme që pritet të ndodhin.

Së fundmi, ka sinjal për vlerësimin e lojtarëve aktual të Manchester United edhe nga tifozët e kësaj skuadre, ku në një sondazh kanë vlerësuar nga nota 1 e deri në atë 10, lojtarët e “Djajve të Kuq”.

Lojtari i vlerësuar me pikën më të lartë, është portieri fantastik David de Gea, i cili mori notën 8.7 nga 10 që ishte maksimalja.

Pas tij, i dyti u radhit sulmuesi Romelu Lukaku me notën 7.7, i treti Jesse Lingard me 7.3, kurse befasi ishte transferimi i janarit Alexis Sanchez (lojtari me pagën më të lartë në histori të Premier League), që u vlerësua vetëm me 3.7, që hyn në katër lojtarët më të dobët.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të Manchester United, të cilët u vlerësuan për paraqitjet e tyre gjatë këtij sezoni në të gjitha garat. /Insporti.com

  1. David de Gea – 8.7
  2. Romelu Lukaku – 7.7
  3. Jesse Lingard – 7.3
  4. Nemanja Matic – 7.2
  5. Sergio Romero – 6.9
  6. Marcus Rashford – 6.7
  7. Ashley Young – 6.7
  8. Anthony Martial – 6.7
  9. Juan Mata – 6.4
  10. Eric Bailly – 6.4
  11. Scott McTominay – 6.2
  12. Antonio Valencia – 6.2
  13. Paul Pogba – 5.9
  14. Phil Jones – 5.3
  15. Luke Shaw – 5.0
  16. Chris Smalling – 4.9
  17. Ander Herrera – 4.5
  18. Victor Lindelof – 4.5
  19. Michael Carrick – 4.3
  20. Marcos Rojo – 4.3
  21. Marouane Fellaini – 4.3
  22. Alexis Sanchez – 3.7
  23. Daley Blind – 3.0
  24. Zlatan Ibrahimovic – 2.9
  25. Matteo Darmian – 2.4

-->