Ja cilin mesfushorë e kërkon Mourinho

Futboll 20 Prill 2018 08:28

Trajneri i Manchester United, ka disa objektiva gjatë verës, ku përfshihen si disa largime të lojtarëve, e po ashtu edhe prurje të reja.

Duket se portugezi veçse ka identifikuar disa, e për njërin prej tyre, nuk duhet të shkoj larg për ta blerë.

Sipas Daily Mail, Manchester United, është duke udhëhequr garën për të transferuar mesfushorin e Watfordit.

Bëhet fjalë për brazilianin Richarlison, për të cilin thuhet se Watford kërkon 40 milionë funte.

Braziliani është lidhur gjithashtu edhe me kalimin te Arsenal e Chelsea, por ai personalisht është më shumë i interesuar për të veshur fanellën e “Djajve të Kuq”.

-->