Ja me cilin transferim, do ta fillon punën trajneri i ri i PSG-së

Futboll 11 Prill 2018 13:10

Ditë më parë, rrjeti mediatik “ESPN” raportoi se një burim i tyre kishte konfirmuar lajmin se trajneri i r i Paris Saint-Germain, do të jetë gjermani Thomas Tuchel.

“ESPN” raportoi se trajnerin momental të Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, e kishte kontaktuar edhe Bayern Munche, por 44 vjeçari i ishte përgjigjur skuadrës bavareze duke i thënë se janë vonë, pasi ai tashmë kishte arritur akordin me një klub të madh, e që ishte PSG.

Dhe duket se Tuchel, e ka vendosur objektivin e tij të parë të verës, me të cilin pret ta nis punën në “Parc des Princes”, kurse ai është mesfushori defensivë i Chelseat, francezi N’Golo Kante.

27 vjeçari, i cili ishte transferuar në “Stamford Bridge” në vitin 2016 nga Leicester City për 38 milionë euro, tani mund t’i kushtojë skuadrës franceze të PSG të paktën 80 milionë euro.

Megjithatë, pas harxhimeve enorme vitin e kaluar në afatin kalimtar me transferimin rekord të Neymar, e pastaj edhe atë të Kylian Mbappe, ekipi i PSG-së nuk do të ketë mundësinë që edhe këtë verë të bëjë shpenzime astronomike, pasi UEFA ua ka thënë hapur se janë nën mbikëqyrje lidhur me shumat e mëdha të harxhuara në transferime të lojtarëve. /Insporti.com

-->