Ja çka i ndodhi mbrëmë Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve

Futboll 17 Shtator 2020 08:31

Skuadra serbe Crvena Zvezda është eliminuar nga Liga e Kampionëve në raundin e tretë eliminator.

Në ndeshjen e zhvilluar në Qipro, skuadra nga Beogradi është mposhtur vetëm penalltive nga Omonia.

Saktësisht, koha e rregullt u mbyll baras 1:1, derisa në penallti fituan qipriotët me rezultat 4:2.

Zvezda për të arritur në këtë raund kishte eliminuar Tiranën.

Tani, dy skuadrat ndodhen në Ligën e Evropës dhe mund të përballen në fazën “play-off”.

Një gjë e tillë mund të dihet në shortin e 1 tetorit.

-->