Ja ideja e Ismet Munishit për bustin e Challandes

Nesër Kosova e zhvillon ndeshjen vendimtare ndaj Çekisë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Sfida fillon prej orës 20:45 me “Dardanët” që do të luajnë vetëm për tri pikë, të cilat janë shpresa e vetme drejt Evropianit, përcjellë Gazeta Olle.
Trajneri kosovar, Ismet Munishi, ka analizuar në RTK ndeshjen dhe situatën e Kosovës në grup.
Sipas tij, Kosova nuk guxon të marrë për bazë sfidën ndaj Çekisë në Prishtinë.
“Përmendorja e Challandes? Vetëm le të na kualifikojë në Evropian ai neve, ne do të dalim në shesh për t’i grumbulluar paratë për t’ia bërë përmendoren”, deklaroi me mahi Munishi.
“Kosova duhet ta marrë për bazë ndeshjen ndaj Anglisë për takimin e nesërm, sidomos pjesën e dytë të atij takimi, e jo atë ndaj Çekisë në Prishtinë”.
“Neve na mungon Muriqi, por të mos harrojmë që atyre iu mungon Schick, i cili na shënoi gol me një prekje në Kosovë”.
“Fitorja nesër na hapë dyer, e presim Anglinë me entuziazëm të madh ndërsa ata nëse fitojnë nesër ndaj Malit të Zi, e sigurojnë kualifikimin dhe mund të vijnë më të relaksuar”, shtoi ai.
Muhamed Sejdini me njoftim të rëndësishëm rreth stadiumit të ndeshjes Maqedonia e Veriut – Kosova
Stadiumi nacional i Kosovës në Prishtinë apo në Drenas? Flet zyrtari i lartë i MKRS-së
Të Popullarizuara
-
Ruiz në gjendje shokuese nga meçi me Joshuan
09 Dhjetor 2019 -
Rashica shëtit mbrojtjen e Bayernit dhe shënon eurogol (VIDEO)
14 Dhjetor 2019 -
Kush është kosovarja e vetme që e ndjek Ronaldo në Instagram
15 Dhjetor 2019 -
Tifozët e Tiranës me mesazh tepër emocionues për Kosovën
13 Dhjetor 2019 -
Eskalon Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës (VIDEO)
15 Dhjetor 2019 -
Këngëtaret shqiptare kapen “mat” pran Neymarit dhe Mbappes
12 Dhjetor 2019 -
Dardan Berisha largohet nga Prishtina, ky është ekipi i tij i ri
12 Dhjetor 2019 -
‘Nuk je biri im nëse nuk e ndan pasurinë me ata që kanë nevojë’
11 Dhjetor 2019