Ja ku mund ta shikoni përballjen McGregor vs Nurmagomedov

Boks 06 Tetor 2018 09:27

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov do të takohen në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit të dielën në mëngjes.

Khabib do të tentojë të mbrojë titullin e peshës së lehtë në UFC ndaj irlandezit të rikthyer në tetëkëndësh pas 22 muajsh.

Kjo sfidë do të transmetohet në SuperSport, duke nisur që nga ora 04:00 e mëngjesit të së dielës.

Nurmagomedov nuk është mposhtur kurrë në UFC, e kjo pritet të jetë gjithashtu ndeshja më e vështirë e McGregorit në karrierën e tij. /Insporti.com/