Ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar

Kombëtarja 19 Shtator 2019 23:20

Ndeshjen e ardhshme, Kombëtarja e Kosovës në futboll e luan kundër Gjibraltarit më 10 tetor.

Ky duel është i karakterit miqësore, ngase “dardanët” do të jenë të lirë nga ndeshjet kualifikuese në këtë datë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë për Indeksonline se biletat do të dalin në shitje të hënën.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 10 tetor nga ora 20:45.