Ja kur do të hidhet shorti për grupet e Kampionatit Evropian

Nations League 18 Nëntor 2019 15:42

Nesër do të përmbyllet kampanja kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Tashmë kemi mësuar pjesën më të madhe të pjesëmarrësve, derisa shpresa që Kosova të kualifikohet në këtë garë do të jetë përmes Ligës së Kombeve.

Kosova do të përballet së pari me Maqedoninë në gjysmëfinale të Divizionit D të Ligës së Kombeve, derisa nëse arrin të triumfojë do të shkojë në finale, ku do të takohej me fituesin e takimit Gjeorgji Bjellorusi.

Sidoqoftë, grupet e Evropianit do të përcaktohen më 30 nëntor, kur do të hidhet shorti për këtë kompeticion.

UEFA gjithashtu ka shpjeguar arsyen se pse dihen se në cilat grupe do të përfundojnë disa shtete.

Vendet nikoqire të kësaj gare tashmë dihet së në cilat grupe do të përfundojnë në rast të kualifikimit të tyre.

Kujtojmë se “EURO 2020” do të zhvillohet në 12 vende të ndryshme.

Grupi A: Italia, Azerbajxhani

Grupi B: Rusia, Danimarka

Grupi C: Holanda, Rumania

Grupi D: Anglia, Skocia

Grupi E: Spanja, Irlanda

Grupi F: Gjermania, Hungaria

-->