Ja kur do të jetë i gatshëm për shfrytëzim Stadiumi Nacional

Futboll 04 Mars 2019 17:58

Ministri i Kultuës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka treguar muajin kur do të jetë i gatshëm për shfrytëzim Stadiumi Nacional i Kosovës, derisa ka raportuar sot pranë Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Ai para këtij Komisioni raportoi për zhvillimet në tre mujorin e fundit, ku ka treguar përparimet në infrastrukturën sportive sipas standardeve evropiane, shkruan Insporti.

Duke folur veçanërisht rreth fushës së sportit, ministri ka thënë se projekti gjigant i Stadiumit Nacional në komunën e Drenasit, do të jetë i gatshëm për shfrytëzim deri në muajin korrik.

Kostoja e plotë e projektit raportohet të jetë rreth 50 milionë euro. /Insporti.com/

-->