Ja kur do të luajnë klubet kosovare në fazën parakualifikuese në Evropë
Futboll
01 Shkurt 2019
21:02

Menaxheri i FFK-së për licencimin e klubeve për gara evropiane, Bajram Shala ka shpjeguar rrugët e klubeve kosovare për në futbollin evropian.
Shala ka zbuluar se klubet kosovare do të vazhdojnë të marrin pjesë në Champions League dhe Europa League nga faza parakualifikuese.
“Kosova e ka bërë një përparim të vogël duke kaluar nga pozita e fundit, ajo e 55-të në të 53-tën. Por, procesi i garave në UEFA ndryshon çdo tri vjet. Kosova mund t’i ikën këtij rrethi parakualifikues nga sezoni 2021/21 dhe nga ajo periudhë Kosova mund të marrë pjesë me më shumë skuadra në Evropë”, ka thënë Shala në emisionin “Favorit” në Televizionin 7, transmeton Insporti.com