Ja kur do t’i mësojë Kosova kundërshtarët për kualifikimet në Kupën e Botës

Kombëtarja 01 Dhjetor 2020 15:42

Javën e ardhshme Kosova dhe Shqipëria, do t’i mësojnë kundërshtarët për kualifikimet e rregullta për botëror.

Në “Katar 2022” do të kualifkohen 13 skuadra, kurse Kosova dhe Shqipëria do të garojnë për një nga këto vende.

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë në vazon e pestë, ku do të ketë katër kundërshtarë të fortë dhe një të dobët. Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në vazon e katër.

Ditën kur do të hedhet shorti do të jetë të hënën.

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

-->