Ja kur mund të blihet birra zvicerane me logon e shqiponjës

Futboll 28 Qershor 2018 13:09

Simbolin e shqiponjës dykrerëshe që prej ndeshjes Zvicër-Serbi e kanë bërë personalitete të ndryshme, për t’u dhënë mbështetje dy futbollistëve, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, që përmes atij gjesti treguan dashurinë për vendin e tyre.

Birra “Luzerner” ka njoftuar se paketimi i ri me simbolin e shqiponjës do të jetë në dispozicion për adhuruesit e saj nga e mërkura e ardhshme më 4 korrik.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të kësaj kompanie përmes faqen së tyre në Facebook, ndërsa është deklaruar:

”Ajo që filloi si një shaka, tani merr fund me seriozitet të lumtur”.

”Simbolin e shqiponjës dykrerëshe do ta keni në dispozicion nga 4 korriku”, theksohet në njoftimin e Birrës Luzerner. /Insporti.com

-->