Ja kush është blerja e parë e Mourinhos te Tottenhami

Futboll 27 Janar 2020 12:25

Siç raportojnë mediat britanike, Tottenham është pranë përforcimit të parë për këtë merkato.

Spurs janë hedhur në sulm pas largimit të Eriksen dhe synojnë transferimin e Steven Bergwijn nga PSV.

Daily Mirror, raporton se Jose Mourinho dhe Daniel Levy janë takuar me agjentin e 22-vjeçarit javën e kaluar për të biseduar rreth transferimit të holandezit te Tottenham.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, ndërsa Tottenham për Bergwijn do të paguaj 30 milionë paund.

-->