Ja kush është favoriti i Ronaldos për ta fituar “Topin e Artë”

Futboll 12 Qershor 2018 15:28

Përkundër se shumëkush mund ta lidh “Topin e Artë” me vetëm dy emra, atë të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, këtë vit gjërat edhe mund të ndryshojnë.

Së paku kështu mendon njëri nga pesë herë fituesit e këtij çmimi, portugezi Cristiano Ronaldo, i cili bashkë me Lionel Messi ishin më të mirët tash e dhjetë sezone rresht në Evropë, të cilët nga viti 2008 e kanë fituar nga pesë herë këtë çmim në futbollin evropian.

Mirëpo, njëri nga favoritët, portugezi Cristiano Ronaldo, ka dhënë një mendim interesant lidhur me këtë çështje, se kë e sheh ai si favoritin kryesor për “Topin e Artë” këtë vit.

Sipas Ronaldos, është pikërisht lojtari më i përfolur gjatë këtij viti, Mohamed Salah, ai i cili mund ta fitoj çmimin e “Topit të Artë” kësaj radhe.

Salah u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Premier League dhe ishte ndoshta më meritori që Liverpool siguroi plasmanin në finale të Champions League.

“Salah ka qenë ndër zbulimet e vitit. Shpresoj se lëndimin që e pësoi në finalen e Champions League në Kiev, nuk do ta mbaj jashtë Botërorit”, kishte thënë Ronaldo më herët.

“Shumë njerëz flasin për betejën e “Topit të Artë” në mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por ka edhe lojtarë tjerë që kanë shanse për t’u futur në garë dhe sipas meje, Salah natyrisht është njëri ndër ta”, deklaroi Cristiano Ronaldo. /Insporti.com

-->