Ja kush ia bleu garderobën në vlerë të 1000 eurove Aziz Salihut në Beograd

Boks 16 Korrik 2021 19:14

Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, çuditet pse në Kosovë nuk e ka respektin si në shtetet e rajonit dhe të Evropës. Para pak kohe u ftua në Beograd si mysafirë nga gjeneratat e artë e boksierëve të ish republikave të ish Jugosllavisë!

Siç tregon ‘Zizi’, aty u nderua si emër i madh sportiv dhe para pak kohe e zgjodhën edhe boksierin më të mirë të të gjitha kohërave në kategorinë në rëndë në shtetin që nuk ekziston më.

Salihu tregon edhe një detaj interesant për respektin e madh që pati nga ajo gjeneratë e artë.

Boksierët e asaj gjenerate, shkuan në njërën nga dyqanet e Beogradit dhe e nderuan me një garderobë të shtrenjtë (kat tesha me kravatë), me vlerë 1000 euro.

“Çudi, kur isha në Beograd, ish gjenerata e artë me nderuan fortë e me një kat tesha, çorapë e këpucë, me vlerë 1000 euro.

Në Kosovë nuk me bëjnë hesap”, ankohet Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984.

-->