Ja kush mund ta zëvendësoj Zidane në stolin e Real Madrid

Futboll 31 Maj 2018 14:23

Largimi i Zinedine Zidane papritmas nga Real Madrid, u shndërrua në krye lajmin e ditës së sotme, derisa u zunë të gjithë në befasi me këtë vendim të teknikut francez, i cili e fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve me Real Madrid si trajner i “Los Blancos”.

Teksa edhe presidenti Florentino Perez deklaroi se ishte zënë në befasi me vendimin e Zidane, menjëherë filluan të qarkullojnë emra që do të mund ta zëvendësonin francezin në stolin e klubit madrilenë.

Emri i parë që doli si favorit për këtë pozitë, po përmendet të jetë trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, i cili vetëm një javë më parë sapo nënshkroi marrëveshje të re pesë vjeçare me skuadrën angleze.

Mirëpo, sipas një mediumi në Argjentinë, thuhet se Pochettino përkundër marrëveshjes së re me “Spurs”, klauzola në kontratën e tij e lejon teknikun argjentinas të bisedoj me skuadra si Real Madrid dhe Paris Saint-Germain (PSG).

Pochettino u caktua trajner i Tottenham në vitin 2014 pas largimit të tij nga Southampton, mirëpo nuk arriti t’i sjell trofe skuadrës së “Spurs’, derisa pas humbjes së Tottenham nga Manchester United në gjysmëfinale të FA Cup këtë edicion, tekniku 46 vjeçar filloi të kishte disa kritika drejt presidentit Daniel Levy, lidhur me buxhetin e caktuar për afatin e transferimeve.

përndryshe, kandidatë tjerë për stolin e Real Madrid, janë duke u përmendur edhe ish-futbollisti i “Los Blancos”, Guti, i cili drejton skuadrën e të rinjve te klubi madrilenë dhe opsion tjetër po ashtu është edhe përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low. /Insporti.com

-->