Ja kush propozohet për trajner të Arsenal

Futboll 12 Mars 2018 11:35

Një ndryshim në bankinën e trajnerit tek Arsenal, pritet se do të ndodh gjatë shumë shpejt dhe tash e një kohë janë duke u diskutuar shumë emra për pasardhësin e Arsene Wenger.

Shumë njerëz përreth klubit mendojnë se pas 22 vitesh, është e nevojshme një qasje e re dhe duhet të përfundon era e “Profesorit” Wenger.

Së fundmi me një propozim ka dal edhe ish-lojtari i “Topçinjve”, legjenda e futbollit anglez, Paul Merson, i cili ka dhënë një emër interesant për drejtuesit e klubit nga Londra Veriore dhe Merson ka shpjeguar edhe arsyet pse duhet të jetë ky emër.

Sipas ish-lojtarit të “Gunners”, njeriu i duhur momentalisht për të zëvendësuar Wenger është, Brendan Rodgers, i cili ka drejtuar skuadrën e Liverpool më herët.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Paul Merson tha se, nuk e din pse ai (Rodgers) nuk e merr drejtimin e Arsenal. Sipas Merson, Brendan Rodgers ishte njeriu i cili e dërgoi Liverpool në një drejtim tjetër dhe filloi të rishkruante rekordet e Celtic, skuadër të cilën e udhëheq momentalisht.

“Ai i përshtatet Arsenalit të madh. Liverpool kurrë me parë nuk ka qenë më afër për ta fituar ligën se sa me Brendan Rodgers. Ai nuk ka bërë asgjë të gabuar në Celtic dhe unë mendoj se ai tani ka nevojë për një ndryshim dhe duhet të kthehet në Angli. Do të jem i tronditur nëse ai nuk bëhet trajner i një skuadre të madhe përsëri. Do të isha shumë i tronditur nëse ai nuk do të merrte vendin e Arsene Wenger”. përfundoi deklaratën e tij Merson.

Përndryshe Rodgers, i cili mori menaxhimin e Celtic në verën e vitit 2016, arriti t’i fitonte tri trofe në sezonin e tij të parë në Skoci.
Po ashtu, ai me Celtic mban edhe rekordin prej 69 ndeshjeve pa humbje. /Insporti.com

 

-->