Ja kush shpallet MVP i finales së NBA

Basketboll 14 Qershor 2019 09:50

Ka përfunduar edicioni 2018/19 në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Toronto Raptors është shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit.

E më meritori për këtë trofe të Raptors ishte basketbollisti amerikan Kawhi Leonard që ishte fantastik që nga ndeshja e parë në këtë Play Off.

Leonard shkëlqeu në gjashtë sfidat finale ndaj Golden State Warriors, duke u shpallur edhe MVP i finales.

Për Leonard ky ishte çmimi i dytë personal që e fiton si basketbollisti më i mirë i ndeshjeve finale.

Kawhi ishte shpallur MVP i finales edhe në vitin 2014 kur e fitoi titullin me San Antonio Spurs.

Njëherësh Kawhi Leonard bëhet vetëm basketbollisti i tretë që fiton dy herë çmimin MVP me dy skuadra të ndryshme, pasi më parë këtë e kishin bërë vetëm LeBron James dhe Kareem Abdul Jabbar./Insporti.com