Ja me çfarë note u vlerësua Xhaka pas supergolit kundër Man Unitedit

Futboll 10 Mars 2019 20:04

Granit Xhaka rrëmbeu vëmendjen në “Emirates” të dielën mbrëma, pasi shënoi një gol briliant nga distanca në ndeshjen kundër Manchester Unitedit.

Ylli nga Kosova realizoi me anë të një goditje fantastike në minutën e 12-të, e cila e la të shtangur David de Gean, shkruan Insporti.

Ishte një gjuajtje maestrale, derisa topi mori një trajektore të çuditshme duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë për portierin spanjoll që ta përceptojë lëvizjen.


Pierre-Emerick Aubameyang ia dha goditjen përfundimtar Unitedit, duke realizuar nga penalltia në minutën e 69-të.

Pas vërshëllimës së fundit, “ëhoscored” ka dalë me vlerësimet e lojtarëve, duke e shpallur Xhakën “Lojtarin e Ndeshjes.”

Xhaka mori vlerësimin më të lartë (8.2) nga të gjithë në fushë, derisa asnjë lojtar tjetër nuk mori notë më të lartë se Ainsley Maitland-Niles (7.7).

Më poshtë, vlerësimet e plota. /Insporti.com/