Ja në çfarë ore lufton Distria në gjysmëfinale

Sporte luftarake 25 Gusht 2019 11:24

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Tokio.

Në çerekfinalen e kategorisë deri 48 kilogramë, Krasniqi fitoi ndaj argjentinases, kampiones aktuale olimpike, Paula Pareto.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me Funa Tonakin e Japonisë.

Lufta pritet të nis pas orës 12:00. Sot në këto gara lufton vetëm Distria Krasniqi ndërsa Majlinda Kelmendi do të luftojë ditën e nesërme.

-->