Ja në sa ora zhvillohet meçi mes rusit Povetkin dhe Dillian Whyte

Boks 27 Mars 2021 17:19

Boksieri rus, Alexander Povetkin dhe britanezi, Dillian Whyte do të takohen përsëri për titullin e peshave të rënda në WBC, shkruan Insporti.

Povetkin fitoi titullin e peshave të rënda të përkohshme të WBC, kur e nokautoi Whyte në gusht të vitit 2020.

Pas disa shtyrjeve të meçit për shkak të COVID19, ndeshja përfundimisht është vendosur që të zhvillohet sonte në Gjibraltar.

POVETKIN V WHYTE 2

Ngjarja do të fillojë në orën 20, sipas orës lokale në Kosovë, teksa Dillian Whyte me Alexander Povetkin do të jetë në ring jo më herët se në orën 10.15.

Ndryshe, Povetkin, 41 vjeçar në 39 luftime, ka humbur vetëm nga Joshua dhe Wladimir Klitschko. /Insporti

-->