Ja pse Armando Broja do të mbahet mend gjatë në historinë e Chelseat

Futboll 15 Mars 2020 20:08

Një rastësi shumë e veçantë ishte ajo e Armando Brojës pasi debutoi me Chelsean ndaj Evertonit në fitoren me rezultatin 4-0.

Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në minutën e 85, ndërsa Lampard po i jep një mbështetje shumë të madhe të rinjëve.

Lojtari kuqezi ishte futbollisti i 750 që vishte fanellën e ekipit të parë të Chelseat, ndërsa i 700 ka qenë Kurt Zouma, i cili ka luajtur në vitin 2014.

Një klub i madh ky dhe për çdo lojtar është arritje më vete që të mbajë veshur një fanellë të tillë e cila peshon shumë.

Ndërkohë Shqipëria mund të krenohet, pasi Armando Broja do të mbahet mend gjatë në historinë e Chelseat edhe për ata persona që janë shumë të apasionuar pas statistikave.

-->