Ja pse Barcelona është shtegu me komplet në Formula 1 (VIDEO)

Formula 1 11 Maj 2018 18:18

Këtë fundjavë Formula 1 vjen në Evropë dhe si zakonisht, stacioni i parë i karvanit më të shpejtë në botë, është Barcelona, gjegjësisht shtegu i Katalonisë në rrethinën e qytetit të famshëm.

I ndërtuar në prag të Lojërave Olimpike Verore të vitit 1992 dhe i inauguruar më 1991 me një duel spektakolar midis Nigel Mansellit fdhe Ayrton Sennës, Barcelona besohet se është shtegu më komplet dhe më i mirë në Formula 1.

Fjala është për një shteg, më 16 kthesa, në drejtim të akrepave të orës, i cili ka një drejtëz të gjatë mbi 1km, një kodër, që kërkon shumë precizitet në vozitje për shkak të pikave të ndjeshme në frenimit dhe një sektor të tretë, ku nuk ka shumë hapësirë për tejkalime, e megjithatë nevojitet kujdes maksimal.

Shikoni se si duket një rreth me Barcelonë, me kamerë të montuar në bolid dhe fitoni ndjenjën pse thuhet që “nëse je i mirë në Barcelonë, je i mirë në secilin shteg”.

Po ashtu, për shkak se pjesa më e madhe e testimeve të ekipeve zhvillohen në këtë shteg, meqë moti dhe infrastruktura e bëjnë të përdorshëm tërë vitin, të gjithë shoferët këtë shteg e dinë po thuajse me sy mbyllur.

 

-->