Ja pse dështoi transferimi i Bale te Tottenhami

Futboll 01 Shkurt 2020 22:37

Një nga transferimet më të përfolura në afatin kalimtar të janarit, ishte Gareth Bale te Tottenhami.

Po ashtu edhe kryetari i Spursave, Daniel Levy, kishte udhëtuar drejt Madridit për t’u takuar me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Madje u besua se i bë një përparim i madh disa orë para mbylljes së afatit të premten, megjithatë marrëveshja nuk u arrit.

Mirëpo, siç bën të ditur Daily Mail, hezitimi i Bale që të heqë dorë nga paga e majme (15 milionë euro neto), shkaktoi bllokimin e bisedimeve. Agjenti i tij nuk kishte dashur të bisedonte për këtë çështje.

Sipas tabloidit britanik, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, i kishte ofruar mbështetje të plotë menaxhmentit të klubit për ta realizuar transferimin.

Një prej opsioneve ishte që Tottenhami t’ia paguante Realit një shumë prej 53.5 milionë eurosh për lojtarin, të cilat pastaj do të shpenzoheshin nga Los Blancos për pagën e futbollistit për pjesën e mbetur të kontratës (deri në vitin 2022).

Më pas, klubi i ri do t’ia jepte pagën totale prej 37 milionë eurosh të shpërndarë në dy vjet e gjysmë (pas vitit 2022).

Mirëpo, as kjo formulë nuk u pranua dhe në fund, financat e luajtën rolin vendimtar, prandaj Bale do të jetë pjesë e Mbretërve së paku deri në fund të sezonit aktual.

-->