Ja pse e kishte telefonuar Guardiola Robbenin në ora 2 të mesnatës

Futboll 09 Korrik 2020 13:58

Arjen Robben e ka lavduar tej mase ish-trajnerin e tij te Bayern, Pep Guardiolën. Ylli holandez ka thënë se Pep është njeri që e do futbollin çmendurisht.

“Pep Guardiola është i çmendur për futbollin. Një herë më telefonoi në 2 të mëngjesit. Nuk e dija se cila ishte arsyeja, por u befasova më pas. Ai më telefonoi për të folur për taktikat në futboll” ka thënë Robben.

Futbollisti holandez para pak ditësh ka befasuar me vendimin e tij për tu rikthyer në futbollin aktiv si lojtar i Groningen.

-->