Ja pse është e pamundur të ndalet Ronaldo në Rusi

Futboll 21 Qershor 2018 17:46

Cristiano është një nga më të mirët e te gjitha kohërave: goli i shënuar kundër Marokut e ka dërguar drejt rekordit të radhës dhe ekziston ndjesia se kemi të bëjmë vetëm me fillimin e një epoke të re të fenomenit luzitan, që nuk rresht kurrë se befasuari.

Kështu, 4 golat e realizuar në Kupën e Botës e kanë bërë kandidatin kryesor për titullin e lojtarit më të mirë të evenimentit.

Në 52 golat e shënuar mes kupave, La Ligas dhe Kombëtares është parë gjithë repertori i tij: me kokë, me goditje dënimi, me të djathtën ose të majtën, pa asnjë problem.

Të mërkurën, kundër Marokut, Cristiano është bërë futbollisti evropian me më shumë gola të shënuar me Kombëtaren: 85 gola në 151 ndeshje, më mirë edhe se Ferenc Puskas, që ka shënuar “vetëm” 84 me fanellën e Hungarisë.

Ylli i Portugalisë ka realizuar 52 gola në këtë sezon dhe ka vënë në shënjestër “Topin e Artë” të gjashtë, duke parë se 2018-a ka qenë një tjetër vit fitoresh për të dhe Realin e tij (në pritje për të parë se çfarë do të bëjë Portugalia në Rusi).

Repertori i CR7 është i pakrahasueshëm, sepse ai ka treguar se është në gjendje të shënojë nga çdo pozicion dhe në të gjitha mënyrat e mundshme gjatë karrierës së tij.

Për këtë arsye, Cristiano është i pandalshëm për çdo mbrojtës. Ai mund të shënojë në çdo moment dhe në çdo mënyrë.

Fillimi i këtij Botërori është një pasqyrë shumë e mirë, që tregon aftësitë e mëdha të portugezit para portës.

Të katër golat e shënuar deri tani janë realizuar të gjithë në mënyra të ndryshme.

Cristiano Ronaldo, ndër të tjera, mund t’i lejojë vetes edhe disa magji të vërteta, si roveshiata e realizuar kundër Juventus në Champions apo goditja e dënimit që ka lënë në vend De Gean në Kupën e Botës.

Kundërshtari i radhës ku Ronaldo synon të shënojë gola, është Irani me të cilën do të përballet me 25 qershor.

-->