Ja pse gjuajtja e lirë e Messit ishte e përsosur

Futboll 02 Maj 2019 10:33

Goli i dytë i Leo Messit në gjysmëfinalen kundër Liverpoolit, ishte thjesht i jashtëzakonshëm, analizuar nga cilido këndvështrim.

Argjentinasi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin të Barcelonës, për ta gjunjëzuar ekipin anglez, shkruan Insporti

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, pas një pjese të parë të vështirë, ‘shpërtheu’ në pjesën e dytë.

Ai fillimisht shënoi për 2:0 pas një topi të kthyer nga tërthorëzja, pas goditjes së Luis Suarezit, kurse golin e dytë të tij e shënoi vetëm pak minuta më vonë.

Kapiteni i Barcelonës e çoi topin aty ku nuk mund ta arrijë asnjë portier – duke e hedhur pa probleme topin sipër murit të Liverpoolit, derisa portieri Alisson nuk pati asnjë shans që ta arrijë atë.

Goli spektakolar i shënuar nga rreth 30 metra – që njëkohësisht ishte goli i 600-të i tij me Barcelonën – ishte padyshim njëri nga më të mirët e tij të realizuar nga goditja e dënimit. /Insporti.com/