Ja pse kalimi i Rashicës në RB Leipzig është lajm i hidhur për dy klube kosovare

Futboll 26 Qershor 2020 19:40

Në konferencën para ndeshjes së fundit në Bundesligë, Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann ka konfirmuar zërat se ylli kosovar i ekipit, Milot Rashica është afër largimit nga klubi.

Raportimet e fundit vinë nga mediat italiane të cilat shprehen se Rashica është shumë afër kalimit te klubi gjerman RB Leipzig.

Leipzig do të pagujë rreth 15 milionë euro ndërkohë Rashica do ta zëvendësojë Timo Werner, i cili është transferuar në Chelsea.

Marrëveshja duket se është afër finalizimit me detajet e fundit që ende nuk janë zgjidhur.

Ky lajm lë shije të hidhur tek dy klube kosovare (Vushtrria dhe Kurda), pasi sipas rregullave të FIFA-së, akademive sportive nëpër të cilat ka kaluar lojtari para se të bëhej senior, i’u takon një përqindje e shumës totale të transferit vetëm në qoftë se lojtari ndryshon kampionat. /Insporti.com/

-->